Therja me thikë e infermierit, Sindikata e infermierëve proteston të premten

Aktuale

Therja me thikë e infermierit, Sindikata e infermierëve proteston të premten

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:01
Foto Ilustrim

Rasti i fundit i therjes së infermierit në QKUK, ka shtyrë që Shoqata Sindikale e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, të thërret protestë.

Protesta është ftuar të mbahet më datën 02.10.2020 në ora 11:00 para Klinikës së Kirurgjisë.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës, fton të gjithë punëtorët shëndetësor, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese, që me datë 02.10.2020 duke filluar nga ora 11:00 para Klinikës së Kirurgjisë, në protestë me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni””, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të shtunën në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është therur me thikë në vendin e tij të punës infermieri F.B. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat