Musliu me kritika për Osmanin: Vendi ku u mblodhën lule për 1133 fëmijët e vrarë në luftë, në gjendje të mjerueshme

Aktuale

Musliu me kritika për Osmanin: Vendi ku u mblodhën lule për 1133 fëmijët e vrarë në luftë, në gjendje të mjerueshme

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:35
Ganimete Musliu dhe Vjosa Osmani

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kritikuar sot kryeparlamentaren Vjosa Osmanin që në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, kishte njoftuar se janë mbledhur lule të bardha në oborr të Kuvendit.

Musliu ka thënë se plagët e dhimbjet e Kosovës janë keqpërdorur vetëm sa për të realizuar një fotografi, teksa, ka publikuar pamje se si duket ajo hapësirë sot.

“Këto dy foto pasqyrojnë simboliken e 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, luleve të bardha të Kosovës, Dhe nuk ka përshkrim ma adekuat se në këtë foto sepse këta jemi ne, këto janë institucionet tona. Asnjëherë nuk e trajtuam dinjitetshem luftën tonë për Liri”, ka thënë Musliu. 

Postimi në Facebook:

Keshtu është kur plaget e dhimbjet e Kosovës keqperdoren vetem sa per te realizuar nje fotografi.

Keto dy foto pasqyrojnë simboliken e 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, luleve të bardha të Kosovës,

Dhe nuk ka përshkrim ma adekuat se në këtë foto sepse këta jemi ne, këto janë institucionet tona. Asnjëherë

nuk e trajtuam dinjitetshem luftën tonë për Liri.

Kjo simbolikë është ne oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat