Reagon Mehmet Kraja për shtrembërimet e historisë së Kosovës ku është i përfshirë Frashër Demaj

Aktuale

Reagon Mehmet Kraja për shtrembërimet e historisë së Kosovës ku është i përfshirë Frashër Demaj

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:52
Mehmet Kraja

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), Mehmet Kraja, ka reaguar në lidhje me Projektin e Historisë së Përbashkët të CDRSEE-së, ku ishte i përfshirë edhe anëtari korrespodent i AShAK-ut, Frashër Demaj.

Sipas Krajës kjo është një ndërhyrje krejtësisht e çmendur në historinë e Kosovës nga e cila hiqen masakrat sërbe dhe toponimet e Kosovës bëhen sërbisht.

Ai tutje kërkon që kjo përgjegjësi duhet të tejkalojë individin dhe të marrë përgjigje institucionale.

Ky është reagimi i plotë i Krajës:

Një ndërhyrje krejtësisht e çmendur në historinë e Kosovës nga e cila hiqen masakrat sërbe dhe toponimet e Kosovës bëhen sërbisht. Përgjegjësia për shkarje të tilla nuk mund të ndalet te individët me mendje të turbullt e të korruptuar, por duhet të marrë përgjigje institucionale: MASHT-i dhe Instituti i Historisë nuk guxojnë ta bëjnë këtë, nuk mund të livadhisin në këtë mënyrë mbi historinë tonë, sepse janë institucione të Kosovës, që duhet të mbajnë përgjegjësi. Tani duket një makiavelizëm i shëmtuar nëse thua se nuk të janë marrë parasysh vërejtjet, por nuk distancohesh nga projekti, madje merr pjesë në panel kur bëhet promovimi i botimit të tij. Brengos fakti se këta njerëz sapo përballen me kritikë ose me përgjegjësi publike përmes një retorike djallëzore, por banale në substancë, i lajnë duart nga përgjegjësia si Ponc Pilati dhe na dalin patriotë të thekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat