Asnjë vdekje më Covid-19 në 24 orët e fundit, kaq raste të reja janë shënuar

Aktuale

Asnjë vdekje më Covid-19 në 24 orët e fundit, kaq raste të reja janë shënuar

Nga: G.B Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:04
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk ka asnjë rast të vdekjes, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kemi 54 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa, janë shëruar 72 persona, e kjo është bërë e ditur nga IKSHPK.

Njoftimi i IKSHPK-së:

72 TË SHËRUAR DHE 54 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Postimi i tij i plotë:

Secili ta zgjedhim mënyrën dhe stilin e jetës për një zemër të shëndoshë!

Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, së bashku mjekët kardiolog nga QKUK vizituam “Shtëpinë e të Moshuarve” në Prishtinë.

Gjatë bisedës me të moshuarit, sqarova se në vazhdimësi po përpiqemi të fuqizojmë kapacitetet tona të shëndetësisë, ngritjen e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve, për të ofruar kontrolle dhe këshilla profesionale mjekësore për të gjithë.

Bërja e ekzaminimeve të rregullta mjekësore, ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, mos përdorimi i duhanit janë, janë preventivat më të mira për shëndetin e zemrës.

Andaj edhe porosia ime është që çdo i ri apo i moshuar në mjediset që jeton dhe punon duhet të zgjedhë mënyrën dhe stilin e jetës për një zemër të shëndoshë, gjithnjë duke u përpjekur të reduktohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe pasojat e tyre që janë shkaktari kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19 si dhe një shifër relativisht të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitiv.

Edhe ne si e tërë bota në pandemi dhe rreziku nga virusi Covid-19, pashmangshëm të rinjtë, e sidomos të moshuarit duhet pasur kujdes të shtuar, duke respektuar masat që parandalojmë përhapjen e virusit, që janë: vendosja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat