Avokati që i shpëtoi atentatit: Nuk po gjykohet lufta, por ju me emër e mbiemër që keni vrarë dhe...

Aktuale

Avokati që i shpëtoi atentatit: Nuk po gjykohet lufta, por ju me emër e mbiemër që keni vrarë dhe...

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2020 Në ora: 21:41
Pamje nga atentati ndaj Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, i cili shpëtoi nga një atentat i mirëorganizuar ndaj tij, ka reaguar në Facebook, ndaj atyre që po thonë se Gjykata Speciale do ta gjykon luftën e UÇK-së.

Halilaj, i cili ishte pjesëtar i UÇK-së, thotë se nuk po gjykohet lufta, por individët me emër e mbiemër.

Ai thotë se, bashkësia ndërkombëtare i doli në ndihmë UÇK-së në luftë.

Postimi i plotë:

Mos dezinformoni, nuk do të gjykohet lufta, do të gjykoheni JU, që keni vrarë dhe uzurpuar (20) vjet.

Bashkësia ndërkombëtare mars-qershor 1999 vetëm BOMBA dhe KEROZINË shpenzoj (20) miliard dollarë për ti dalë në ndihme UÇK-së. Do të gjykoheni individualisht me emër dhe mbiemër dhe për raste konkrete. Normal, kush është i pafajshëm lirohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat