Vjen ‘goditja’ për Vjosa Osmanin nga veprimtari i LDK-së, ja për çfarë e akuzon

Aktuale

Vjen ‘goditja’ për Vjosa Osmanin nga veprimtari i LDK-së, ja për çfarë e akuzon

Nga: N. H Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:37
Vjosa Osmani

Kanë kaluar gjysmë viti prej kur qytetarët e vendit tonë, si edhe në shumicën e shteteve në botë, po vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

Ndërsa, thirrja e institucioneve gjegjëse është ajo për respektim të masave anti-COVID, tashmë e miratuar edhe me Ligj në Kosovë, në të kundërtën po shqiptohen edhe gjoba.

Por, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, duket se nuk e ka “vrarë” mendjen për qytetarët që ditë më parë mblodhi.

Osmani gjatë një takimi me qytetarët, të cilët u mblodhën për ta takuar e dëgjuar atë, s’respektuan asnjë masë të vetme për t’u mbrojtur nga virusi korona.

Lidhur me këtë, veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka reaguar ashpër.

Rexhaj në një postim të shkurtër në llogarinë e tij në rrejtin social Facebook, ka akuzuar Osmanin për përhapje të virusit.

“Ajo njëjtë si Albini edhe sherifja, mashtron në foltore e në terren nxit përhapjen e virusit...”, shkruan veprimtari Rexhaj në llogarinë e tij në Facebook.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat