Familja e Haki Imerit reagon ashpër ndaj avokatit: Ja kush qëndron prapa patriotizmit të rrejshëm të Tomë Gashit

Aktuale

Familja e Haki Imerit reagon ashpër ndaj avokatit: Ja kush qëndron prapa patriotizmit të rrejshëm të Tomë Gashit

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:24
Haki Imeri

Avokati Tomë Gashi, ka bërë të ditur se Policia e Prokurorisë Speciale ka kërkuar nga ai dhe Faton Kliniku që të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Por, ai ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë së Hagës.

Një reagim të ashpër ndaj avokatit Gashi, e ka bërë familja e aktivistit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri. Kjo familje, në një postim në Facebook, ka thënë se prapa Gashit “qëndrojnë bosët e dosjeve të Gjykatës Speciale”, përcjell Bota sot.

Sipas tyre, avokatit të OVL-UÇK-së, i “duhet një tip aktiviteti i rrejshëm patriotik sa për t’i marrë në qafë disa viktima të tjera”.

Reagimi i tyre i plotë:

Tomë Gashi (ish-avokati) ka marrë rolin e "kryeatdhetarit" dhe një "luftëtar" i denjë që në thumb ka vënë Gjykatën Speciale. Nuk është pjesë e etikës profesionale përpjekja jote për të dekonspiruar dëshmitarët. Këtë e bënë kinse po u bën argat krerëve të OVL. Një patriotizem i vonuar të duhet për të përmbushur boshllëkun e dikurshëm, apo?

I ke denigruar krerët e veteranëve kinse po i mbron, ja që mbrojtja jote është vetëm faturë me pasoja afat mesme-gjata. Nuk mbron Tomë Gashi në këtë mënyrë njeri, po u josh që ta jetësojë një katarsis për nevoja personale. Je duke i futur të tjerët aty ku nuk dilet.

Veteranët duhet të kuptojnë se prapa Tomë Gashit qëndrojnë bosët e dosjeve dhe Tomës i duhet një tip aktiviteti i rrejshëm patriotik sa për t’i marrë në qafë disa viktima të tjera... Thirrjet dhe lufta jote kundër Gjykatës Speciale është sjellje prej qyqari kundër miqve tanë amerikan-europian. Nuk do t’ia dalësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat