Paralajmëroi arrestimin e shpejtë të Thaçit, nga Kosova i reagojnë ashpër Daçiqit

Aktuale

Paralajmëroi arrestimin e shpejtë të Thaçit, nga Kosova i reagojnë ashpër Daçiqit

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:50
Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, mund të arrestohet nga Gjykata Speciale së shpejti.

“Hashim Thaçi, shumë shpejt mund të arrestohet”, ka deklaruar Daçiq.

Atij i ka reaguar ashpër për këtë deklaratë opinionisti Petrit Dibrani, përcjell Bota sot.

Dibrani ka thënë se UÇK-ja ka mbrojtur pragun e shtëpisë dhe se gjenocidin e ka kryer regjimi “barbar” i Serbisë.

Dibrani është shprehur i bindur se Daçiq dhe bashkëpunëtorët, herët ose vonë do të përgjigjen për krimet ndaj popullit të Kosovës.

Reagimi i tij i plotë:

Reagim: Kriminelit serb Ivica Daçiq!

Gazeta propaganduese serbe “Kurir”, shkruan....

Krimineli serb ministër i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq i referohet Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi si komandant i UÇK-ës terroriste!

Citoj:

Hashim Thaçi, shumë shpejt mund të arrestohet ka thënë krimineli serb Ivica Daçiq...

Ju, kriminel Daçiq e dini shumë mirë se UÇK-ja ka mbrojtur pragun e shtëpisë!

Ju, kriminel e dini shumë mirë, s’e regjimi i juaj barbar, shovinist, gjenocidial serb ka kryer krimet më makabre dhe ka bërë spastrim etnik në Kosovë!

Ju Daçiq dhe bashkëpunëtorët e juaj kriminel, herët apo vonë do paraqiteni para drejtësisë ndërkombëtare dhe do përgjigjeni për krimet, gjenocidin dhe spastrimin etnik që e keni kryer në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat