Parashikimi i analistit: LDK-ja e largon AAK-në nga pushteti, PDK-ja hyn në Qeveri, ndryshe shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Parashikimi i analistit: LDK-ja e largon AAK-në nga pushteti, PDK-ja hyn në Qeveri, ndryshe shkojmë në zgjedhje

Nga: A.Z Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:04
Blerim Burjani

Ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bëri bujë me deklaratën e tij lidhur me largimin e “vijave të kuqe” për PDK-në.

Kjo deklaratë ngjalli reagime të mëdha në spektrin politik të vendit, duke bërë të reagojnë shumë deputetë e njohës të çështjeve politike në vend. Reagime kishte edhe nga analistët, njëri nga ta ishte edhe nga njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani, ai në një prononcim për "Bota sot", ka thënë se në këtë sistem elektoral që është proporcional nuk është mençuri të vendosësh linja të kuqe dhe të mbetesh pa partner të koalicionit sepse sipas tij nuk ka gjasa një herë për një herë dikush të meriton shumicën parlamentare për shkak të imponimit  nga ky sistem.

"Po realisht  këtë sistem elektoral zgjedhor që është proporcional nuk është mençuri të vendosësh linja të kuqe dhe të mbetesh pa partner të koalicionit, se ky sistem imponon një apo më shumë partner  të koalicinit pra nuk ka gjasa një herë për një herë dikush ketë shumicen parlamentare, andaj kjo është pozitive te ndalen linjat e  kuqe.Të gjitha partitë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë sisitem elektoral që imponon bashkëjetesën politike të dy apo më shumë partive në një koalicion",deklaroi Burjani.

Burjani më tej shtoi se Kosova nuk po ka fat sikur edhe LDK, ndërsa sipas tij AAK dhe NISMA kanë probleme të mëdha me numrat në Kuvend që patjetër duhet të mendojnë një zgjidhje.

"Zakonisht Kosova nuk po ka fat sikur edhe tash LDK ,AAK dhe NISMA kanë probleme të mëdha me numrat në Kuvend dhe se patjetër duhet të mendojn për një zgjidhje.LDK ose do të hap rrugën për PDK dhe largim të AAK nga koalicioni ose shteti shkon në  zgjedhje për shkak se nuk mund të zgjedhet president nga radhët e tyre,"theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat