Hoti së bashku me zëvendësministrat marrin pjesë në inaugurimin e punimeve

Aktuale

Hoti së bashku me zëvendësministrat marrin pjesë në inaugurimin e punimeve

Nga: A.Z Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:15
foto nga vendi ngjarjes

Kryeministri  Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot së bashku me zëvendësministrat kanë marë pjesë në inaugurimin e punimeve, përcjell “Bota sot”.

Hoti më tej shtoi se pas një periudhe katër vitesh, sot po nisin punimet prap dhe se me shpresë se do t’i çojmë përpara shumë shpejt.

Postimi i plotë:

Do t’i shtyjmë përpara shumë projekte infrastrukturore

Sot, bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj, ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe shefin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë ( BERZH ), Neil Taylor, mora pjesë në inaugurimin e punimeve - zgjerimi i rrugës rajonale Landovicë – Arbanë, R 107, segmenti “Hyrja në Qytetin e Prizrenit”, me gjatësi prej 3 kilometrash, projekt ky i financuar së bashku me BERZH-in.

Është vërtet kënaqësi që sot pas një periudhe prej katër vjetësh, po nisin punimet dhe jam i bindur se ky do të jetë vetëm fillimi i kësaj rruge, që duhet të shkojë deri në Gjakovë e të përfundojë mandej në Pejë dhe në Istog, për ta lidhur krejt këtë regjion me autostradën dhe me Durrësin, ku mbi gjysmë milioni banorë do të kenë qasje në këtë rrugë për t’u lidhur me autostradë. Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj BERZH-in për mbështetjen e vazhdueshme që kemi pas, dhe besoj që me ministrin e ri, që është shumë dinamik në të gjitha këto projekte për t’i shtyrë përpara kaq shpejt dhe që brenda tre muajsh ta zhvillojë punën në shumë projekte. Jam me plot shpresë që do t’i çojmë përpara shpejt.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat