Vritet një shqiptar i Kosovës në Serbi, është pronari i kësaj kompanie të autobusëve

Aktuale

Vritet një shqiptar i Kosovës në Serbi, është pronari i kësaj kompanie të autobusëve

Nga: D.RR Më: 1 tetor 2020 Në ora: 22:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Në lagjen Jalija të Novi Pazarit është vrarë sonte Selatin J. nga Prishtina në të cilin ka shtënë një person i panjohur.

Pas shkembimit të zjarrit, i dyshuari është në arrati dhe po kerkohet nga policia.

Sipas hetimeve fillestare, para se të vritej Selatin J. e ka plagosur me arme një person, e më pas një person deri më tani i paidentifikuar ka shtënë disa herë në Selatin J. i cili ka vdekur.

Sipas burimeve nga policia, viktima është pronar i një agjencie që merret me transportimin e udhëtarëve dhe mallrave.

Sipas informatave jozyrtare, vrasjes i parapriu një fjalosje dhe rrahje gjatë të cilës i dyshuari e përdori armën duke shkrepur disa plumba në drejtim të viktimës i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Sipas TVNovi Pazar, në mes Janovës dhe familjes së bashkëshortes së tij ka kohë që ka një mosmarrëveshje. Janova sot ka pasur një seancë gjyqësore me bashkëshorten e tij, ndërkaq sonte ishte i ulur në një lokal në lagjen Jalija.

Sipas dëshmitarëve, aty kanë ardhur me një vetur Xh.P dhe E.SH, e më pas ka ardhur deri te përleshja dhe shkëmbimi i zjarrit, ku Janova ka plagosur Xh.P në këmbë (familjar i bashkëshortes së tij). Më pas armën e ka shkrepur E.SH që ishte vozitës i veturës dhe i ka marr jetën Janovës.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë se janë dëgjuar disa të shtëna të armës dhe gjithçka dukej si skenë e filmave aksion.

Për këtë ngjarje dëshmon edhe xhirimi i kamerave të sigurisë që shumë shpejt u bë viral në internet.

Në të shihet e gjithë ngjarja.

***

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vrarë pronarin e një agjencioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.

Mediet raportojnë se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir.

Image

Portali lokal Sandzak Live ka publikuar pamje të shkëmbimit me armë zjarri, të siguruara nga kamerat e sigurisë.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.

****

Mediumi serb “Kurir” është duke raportuar se sonte në Novi Pazar është zhvilluar një luftë me revolver ku si pasojë e saj është vrarë shqiptari nga Kosova Selajdin Janjeva, pronari i kompanisë “Selo Tours”.

Sipas këtij mediumi Janjeva u vra pranë shtëpisë së tij në lagjen Jlija në Novi Pazar.

Pas të shtënave atentori është arratisur, ndërsa policia është në kërkim të tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, ai u qëllua me armë dhe u plagos në njërin këmbë, dhe se më pas vrasësi i panjohur deri më tani gjuajti disa plumba nga arma dhe vrau Seljatin.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, vrasjes i parapriu një grindje e ashpër dhe një përleshje gjatë së cilës sulmuesi përdori një armë dhe qëlloi disa të shtëna në drejtim të viktimës që vdiq në vend, shkruan “Blic”.

Image

***

Në Novi Pazar të Serbisë është ekzekutuar Selajdin Janjeva, mëson gazeta Bota sot nga burime të veta.

I ndjeri është pronar i Selo Tours në Kosovë.

Mësohet se bashkë me të është mbetur i plagosur edhe një familjar i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati, ndërsa Policia është në kërkim të tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi një person në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar vrau Selajdin Janjevën.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat