Pas kritikave të shumta, ish-këshilltari i Kadri Veselit i del në mbrojtje ambasadorit Qëndrim Gashi

Aktuale

Pas kritikave të shumta, ish-këshilltari i Kadri Veselit i del në mbrojtje ambasadorit Qëndrim Gashi

Nga: A.Morina Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:27
Blerim Latifi

Shpërndarja e karikaturave të Profetit Muhammed në Twitter nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka nxitur debate dhe reagime të shumta në vend. Në lidhje, me këtë kanë reaguar shumë fytyra publike, disa prej tyre edhe kanë kërkuar largimin nga detyra të Gashit.

Por, i të njejtit mendim nuk është ish-këshilltari i Kadri Veselit dhe profesori Blerim Latifi, i cili ka mbrojtur ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin pas akuzave të mëdha. Ai tha se duhet pasur kujdes kur debaton me fanatik të religjionit.

"Kur përballesh me një fanatik të çmendur religjioz, i ke dy rrugë: t'ia lëshosh rrugën ose t'ia tregosh vendin! Rrugë të tretë nuk ka.Debati me të është punë krejtësisht e kotë", shkroi në facebook Latifi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Kur përballesh me një fanatik të çmendur religjioz, i ke dy rrugë: t'ia lëshosh rrugën ose t'ia tregosh vendin! Rrugë të tretë nuk ka.Debati me të është punë krejtësisht e kotë. Sepse debati është punë e mendjes së kthjelltë, e fanatizimi, siç thotë Volteri, është sëmundje e mendjes.Ma e rënda madje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat