" Vendimi i KQZ-së hap i rëndësishëm për rritjen e transparencës financiare "

Aktuale

" Vendimi i KQZ-së hap i rëndësishëm për rritjen e transparencës financiare "

Nga: D.B. Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:54
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga KDI-ja përmes një postimi në facebook ka thënë se Komisioni qendror i zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e ZRPPC-së për publikimin e raporteve vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2019, ndonëse të njëjtat janë të paaudituara.

Sipas tij, ky vendim i KQZ-së përbën një hap të rëndësishëm në funksion të rritjes së transparencës financiare dhe llogaridhënies së subjekteve politike.

Postimi i plotë:

Komisioni qendror i zgjedhjeve sapo miratoi rekomandimin e ZRPPC-së për publikimin e raporteve vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2019, ndonëse të njëjtat janë të paaudituara.

Ky vendim i KQZ-së përbën një hap të rëndësishëm në funksion të rritjes së transparencës financiare dhe llogaridhënies së subjekteve politike.

Vendimi po ashtu ndërprenë praktikën e deritanishme të mospublikimit të raporteve, duke u thirrur gabimisht në një dispozitë e cila parasheh publikimin e raporteve vjetore financiare bashkë me raportin përfundimtar të auditimit.

Si #KDI, kemi kërkuar në vazhdimësi publikimin e këtyre raporteve, edhe pse të audituara, në mënyrë që të evitohen situatat e mëparshme, kur për shkak të dështimit të Kuvendit për të përzgjedhur auditorët, raportet nuk ishin publikuar për më shumë se katër vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat