Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vënë gurthemelin e stadiumit sintetik në Komoran, projekt kapital që tejkalon shumën prej gjysmë milioni euro dhe që pritet të përfundojë brenda dy viteve.
Për këtë, ka folur edhe kryetari i degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka mirëpritur me kënaqësinë e veçantë ministren Dumoshi dhe disa miq nga stafi i saj.
Nika shkruan se stadiumi sintetik, do t’i ketë kapacitetet e mjaftueshme që sportdashësit t’i shohin ndeshjet në stadium, t’i përjetojnë rezultatet, suksesin dhe të ndihen komod.
Ja shkrimi i tij:
Sot mirëprita me kënaqësinë e veçantë Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi dhe disa miq nga stafi i saj. Ne, së bashku diskutuam për një gamë të gjërë temash, dhe njëkohësishtë ndihemi të inkurajuar nga vizita e saj në Drenas.
Gjithashtu, bashkë me Vloren vendosëm edhe gurthemelin për ndërtimin e stadiumit sintetik, i cili do t’i ketë kapacitet të mjaftueshëm që sportdashësit t'i shohin ndeshjet në stadium, t’i përjetojnë rezultatet, suksesin dhe të ndihen komod.