Biden vs.Trump, Buzhala u bën thirrje shqiptarëve ta përkrahin këtë kandidat për president

Aktuale

Biden vs.Trump, Buzhala u bën thirrje shqiptarëve ta përkrahin këtë kandidat për president

Nga: A.Zh Më: 22 tetor 2020 Në ora: 23:37
Joe Biden dhe Donald Trump

Nesër në orën 4 të mëngjesit, të kohës tonë lokale, do të zhvillohet debati i fundit presidencial në Amerikë.

Kandidati demokrat Joe Biden, do të përballet me presidentin aktual nga republikanët Donald Trump. Një mandat të dytë të këtij të fundit, gazetari Berat Buzhala e sheh si pa përballueshëm për Amerikën dhe botën.

Buzhala, në një postim në Facebook, u ka bërë thirrje shqiptarëve atje që të votojnë për Biden për president, përcjell Bota sot.

Postimi i tij, pa ndërhyrje:

Sot El Classico e botes: Joe Biden Vs. Donald Trump.

Cdo shqiptar, secili prej tyre, qe jeton ne Amerike duhet me e votu Bidenin per President te Amerikes. Ka shume arsye me e votu Bidenin, nuk ka asnje arsye me e votu Trumpin.

Duhna me e perserite: Politikanet shqiptare duhet me qendru anash, sepse dami mundet me qene i madh nese e marrin anen e gabueshme. Mirepo qytetaret duhen me e dite Joe Biden eshte mik i yni, ka qene mik i yni, do te jete mik i yni. Trumpi eshte, ta themi me se buti, tregtar. Nuk eshte as i yni as i Serbise. Varesisht kah i del hesapi ma mire.

Mirepo keto zgjedhje nuk jane vec cili eshte kandidat me i mire per ne e cili per Serbine. Ne keto zgjedhje eshte ne pyetje njerzorja dhe jonjerzorja. Trumpi eshte ne kete te dyten.

Nese doni me u binde qe eshte keshtu qysh po them une, atehere kqyrne sonte debatin. Do ta shihni nje president pothuajse te cmendur perballe nje kandidati normal.

As Amerika e as Bota nuk kane me mujte me e perballu edhe nje mandat te Trumpit. Prandaj ai duhet me humbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat