​Prokuroria në Gjilan jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit

Aktuale

​Prokuroria në Gjilan jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:16
​Prokuroria në Gjilan jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit

Një 19-vjeçar është vrarë në Gjilan. Ai u ther me thikë e për çka nuk mundi t’iu mbijetoj plagëve të marra.

Prokuroria Themelore në Gjilan nëpërmjet një komunikate për media kanë treguar për rastin i cili po cilësohet “vrasje e rëndë”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se më 23 Tetor 2020, pas mesnatës, në rrugën ‘’Gjon Sereqi’’ në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thikë, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Ndërkohë që tregojnë se E.S i cili u vra të enjten pas mesnatës u dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit por që pastaj u transferua në QKUK në Prishtinës, ku edhe ndërroi jetë.

“I ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet tutje në komunikatën për medie.

Lidhur me këtë çështje prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerit dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat