Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me rastin e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj President Thaçi, ndaj të cilit ende nuk është konfirmuar e as hedhur poshtë aktakuza.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se afati gjashtë mujor ka skaduar, ndërsa që një popull i tërë po mbahet peng, përcjell Bota sot.
Koci ka thënë se në anën tjetër, Thaçit po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020.
Afati gjashtë mujor ka skaduar!
Një popull i tërë po mbahet peng!
Në anën tjetër, z. Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.
Po bëhen dhjetë vite që kur kanë filluar hetimet - njëherë nga senatori Dick Marty, e pastaj nga task forca e ambasadorit Clint Williamson.
Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre.
Përndryshe, do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate.