Qeveria konfirmon shkarkimin e dy anëtarëve të Bordit të KEK-ut, ky është bordi i ri

Aktuale

Qeveria konfirmon shkarkimin e dy anëtarëve të Bordit të KEK-ut, ky është bordi i ri

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se e ka shkarkuar Bordin e Përkohshëm të KEK-ut.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37-tën me radhë.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm. 

Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020 dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A.  në këtë përbërje: 

1.   Z. Musa Misini –  Kryesues, Drejtor

Drejtor;2.   Z. Petrit Ibraj

Drejtore;3.   Znj. Fatime Grajcevci

Drejtor;4.   Z. Fadil Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat