PDK-ja e kundërshton pagesën për hyrje në Prishtinë

Aktuale

PDK-ja e kundërshton pagesën për hyrje në Prishtinë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:30
Eliza Hoxha

Dega e PDK-së në Prishtinës po e kundërshton idenë e Shpend Ahmetit për ta bërë me pagesë hyrjen me vetura në Prishtinë.

Deputetja e kësaj partie, Eliza Hoxha para gazetarëve ka thënë se taksa prej 10 euro nuk mund të jetë shpëtimtari i kryeqytetit.

Tutje Hoxha ka përmendur edhe disa nga problemet që po ballafaqohen qytetarët e Prishtinës

“Shumë qytete të mëdha e aplikojnë por taksa është hapi i fundit në menaxhimin e rrezikshmërisë të një qyteti. Kur jemi te mobiliteti mund të jeni që të gjitha rrugët shpien në Prishtinë. Prishtina vazhdon të mbetet pika kryesore për arsye të shkollimit e të pushtetit. Duke mos pasur  vend parkingje të shumta bllokojnë trotuaret dhe ajri i ndotur është problem tjetër, po ashtu edhe shumë projekte të pa realizuara qe kryeqytetin e kanë sjellë para një kolapsi dhe taksa nuk mund të jetë shpëtimtari i kryeqyteti”, tha ajo.

E Bujar Cakolli zyrtari i lartë i PDK-së, Bujar Cakolli, ka thënë se qeverisja në krye të Shpend Ahmetit por ngjason me atë që e qeveriste LDK-ja në krye me Ismet Beqirin.

“Modeli i organizimit të transportit publik në kryeqytet vazhdon të jetë i njëjtë sikur në kohën e Ismet Beqirit. Tendenca e VV-së për tu shkëputur nga qeverisja e Shpend Ahmetit është e kotë. Prishtina nuk mund ti kthehet të së kaluarës”, ka thënë Cakolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat