Ahmet Shala: Procesi i privatizimit ka qenë transparent, nuk ka pasur hapësirë për manipulime

Aktuale

Ahmet Shala: Procesi i privatizimit ka qenë transparent, nuk ka pasur hapësirë për manipulime

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 10:52
Ahmet Shala

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuat sot Ahmet Shalën, ish-zëvendësdrejtor menaxhues në AKM.
Para anëtarëve të Komisionit, Shala theksoi se ka qenë për plotë 7 vite në pozitën e zëvendësdrejtorit në AKM.

“Unë kam qenë pjesë e procesit të privatizimit gjatë periudhës korrik të viti 2002 dhe unë e kam përfunduar dhjetor të vitit 2007. Unë kam qenë i punësuar me konkurs të hapur dhe jam përzgjedhur në këtë detyrë si njëri ndër zëvendësdrejtorit. Të gjithë të punësuarit në atë kohë janë paguar nga Bashkimi Evropian“, ka thënë Shala.

Ndër të tjera ai theksoi se ai në këtë institucion është punësuar me konkurs she se ka qenë i përzgjedhur nga ndërkombëtarët.

“Unë jam kualifikuar dhe kam punuar edhe ai staf ndërkombëtar dhe të gjitha të drejtat që i kanë pasur ata i kam pasur edhe unë. Kualifikimi im ka qenë më i lartë sesa i disa ndërkombëtarëve që kanë qenë aty. Sigurisht që nëse do të isha si staf vendor do ta kisha pagën më të vogël“, ka pohuar Shala.

Ish-zëvendësdrejtori i AKM-së, deklaroi d edhe procesi i privatizimit ka vend për kritika qoftë edhe për modelin e përzgjedhur për privatizim.

“Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara dhe asnjëra nuk e arrin objektivin për të cilin është dizajnuar. Modeli i përzgjedhjes nga Qeveria, BE dhe UNMIK i është përshtatur rrethanave dhe si i tillë nuk e ka arritur objektivin e zhvillimit ekonomik që nuk ka arritur që t’i mbajë në rezervë mjetet që janë mbledhur. Kjo mund të debatohet. Ata që e kanë dizajnuar kanë qenë përgjegjës për Kosovën dhe ne kemi arritur në një model që e ka zhbllokuar këtë proces”, ka deklaruar Shala, raporton tutje .

Megjithatë Shala beson se ky proces ndër vite ka qenë transparent dhe ku nuk ka pasur mundësi për manipulime.

“Ky proces ka qenë më transparent dhe s’ka pasur mundësi që të manipulohet. Të paktën unë po flas për periudhën sa kam qenë vet aty. Kjo falë edhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe modelit të përzgjedhur”, ka thënë ai.

Ahmet Shala ishte ministër i Financave dhe Ekonomisë përgjatë viteve 2008-2011. Si ministër atëkohë Shala ishte përgjegjës për buxhetin, thesarin, mbledhjen e të hyrave si dhe për politikat ekonomike e fiskale në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat