Infektohet me koronavirus zyrtarja e AKR-së: Ndjej dhimbje të forta në të gjithë trupin

Aktuale

Infektohet me koronavirus zyrtarja e AKR-së: Ndjej dhimbje të forta në të gjithë trupin

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:47
Rejhan Vuniqi

Zyrtarja e Aleancës Kosova e Re, Rejhan Vuniqi është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një njoftimi në Facebook.

“Virusi COVID-19 mbërriu edhe tek unë, me një egërsi të papërshkrueshme, sa që edhe tani kur po shkruaj këtë postim, ndjej dhimbje të forta në gjithë trupin”, ka shkruar Vuniqi.

Tutje, ajo ka porositur qytetarët që në momentin kur kanë simptoma sado të lehta, të shkojnë dhe ta bëjnë testin e koronavirusit.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur miq!

Virusi COVID-19 mbërriu edhe tek unë, me një egërsi të papërshkrueshme, sa që edhe tani kur po shkruaj këtë postim, ndjej dhimbje të forta në gjithë trupin.

Unë vetëm deshta të përqoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë. Përveq, që kurrë mos i largoni maskat nga fytura kur të jeni jashtë, dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni. Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh.

Prandaj distanca fizike është shumë me rëndësi.
Në momentin që keni qoftë simptomën më të lehtë, bëjeni testin dhe nëse jeni pozitiv, izolohuni sepse vetëm në këtë mënyrë e izoloni edhe virusin dhe nuk e bartni tek të tjerët.

Zoti ju ruajt dhe KUJDES!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat