“Trego Hashim”, pyetja që i drejtohet Thaçit, ja detajet për aktakuzën e Gjykatës Speciale

Aktuale

“Trego Hashim”, pyetja që i drejtohet Thaçit, ja detajet për aktakuzën e Gjykatës Speciale

Nga: N.Sh Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:53
Hashim Thaçi

Tashmë ka kaluar afati ligjor kur nga Gjykata Speciale është dashur të konfirmohet ose të hidhet poshtë aktakuza kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

24 tetori ishte afati i fundit ligjor për Thaçin, Veselin dhe disa pjesëtarë të UÇK-së, të përmendur në aktakuzën e Speciales si të dyshuar për krime në Kosovë.

Megjithatë, edhe pas këtij afati, Gjykata Speciale nuk ka zbuluar asnjë detaj të ri, se kjo aktakuzë do të konfirmohet apo të hidhet poshtë.

E nga Kosova, reagimet janë të ndryshme pas kalimit të këtij afati.

Ka reagime që tashmë pas kalimit të afatit nëse aktakuza ngritët kundër Thaçit, Veselit dhe të tjerëve është jashtëligjore.

Mirëpo, ka edhe reagime të tjera, të cilat thonë se aktakuzat tashmë janë konfirmuar, por që nuk bëhen publike.

E këto aktakuza do të bëhen publike pasi të fillojnë seancat e para në lidhje me të dyshuarit.

E deri atëherë mbetet të shihet, por ish-eprori i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari pohon se aktakuza është konfirmuar.

Sipas tij, kundër Thaçit tashmë nga Specialja është rritur edhe volumi i kësaj aktakuze, për shkak të sabotimit dhe pengimit të Speciales.

"Hashim ku e latë Rrufen, ftoftë ju murr moti.

Pse nuk po tregon drejt se jo vetëm konfirmim i akuzës, por edhe ju ka shtuar akuzës volum akoma ma i madh, edhe për përpjekjet tuja me penguar dhe sabotuar me çdo kusht Gjykatën Speciale që e ke sjell vet në Kosovë!", ka shkruar në Facebook, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat