Sindikata e RTK-së takohet me Lushtakun,flasin për ligjin e ri për transmetuesin publik

Aktuale

Sindikata e RTK-së takohet me Lushtakun,flasin për ligjin e ri për transmetuesin publik

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:38
Pamje nga takimi

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së Kryesia e SPERTK-së kanë zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, Mërgim Lushtaku.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i saj, sindikata ka kërkuar nga komisioni që me urgjencë ta trajtojë çështjen e ligjit të ri të RTK-së dhe i njëjti të shkojë në Kuvend për miratim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, Mërgim Lushtaku. Sindikata ka kërkuar nga komisioni që me urgjencë ta trajtojë çështjen e ligjit të ri të RTK-së dhe i njëjti të shkojë në Kuvend për miratim. Kryetari i komisionit, Mërgim Lushtaku, tha se këtë çështje e kanë ndër prioritetet kryesore në komision dhe në dhjetor do ta fusin si procedurë për trajtim në komision. Sindikata u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Komisionit për Media, që çështje primare ta kenë trajtimin dhe miratimin e ligjit të ri të RTK-së, ku ndër të tjera parashihet forma e pavarur e financimit të televizionit, duke shmangur kështu situatat si ajo e heqjes se 2.2 milionë nga buxheti i RTK-së, gjë për të cilën vetëm SPERTK e ka ngritur zërin. Sindikata po ashtu i bën thirrje Komisionit për Media që të përmbahet dhe të mos interferojë politikisht në Transmetuesin Publik, gjë e cila është e ndaluar edhe me ligjin aktual të RTK-së. RTK ka Bordin dhe për çdo kërkesë, ankesë apo sqarim duhet të marrin informacione nga i njëjti, duke përjashtuar kështu çdo ndikim politik në RTK. Sindikata kërkon nga Bordi që sa më parë të kompletohet menaxhmenti i RTK-së, për pozitat të cilat tashmë janë hapur konkurse. Të nderuar kolegë, angazhimi i SPERTK-së për ligjin e ri ekziston që nga themelimi i kësaj sindikate, ndërsa nuk do të heqim dorë deri në realizimin e kësaj të drejte të munguar tash e 20 vjet, çështje që i takon Kuvendit, i cili asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht. Ju njoftojmë se në ditët në vijim do t`i takojmë grupet parlamentare në Kuvend, për të kërkuar miratimin e ligjit të ri të RTK-së. Sinqerisht, Kryesia e SPERTK-së Prishtinë, 27.10.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat