Abrashi: MI nuk u paralajmërua për transaksionin

Aktuale

Abrashi: MI nuk u paralajmërua për transaksionin

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:38

Tri projekte infrastrukturore janë dëmtuar financiarisht nga vjedhja e dy milionë eurove nga Thesari Shtetëror.

Bëhet fjalë për rrugët Prishtinë-Mitrovicë, Zhur-Dragash-Brod dhe Prizren-Prevallë, paratë e të cilave janë bartur jashtëligjshëm në llogarinë e kompanisë “LDA Group”.

Këto dëme, u konfirmuan sot në konferencën për media të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe sekretarit të tij, Izedin Bytyqi. Këta të dy sqaruan se nuk kanë qenë në dijeni për transferin e jashtëligjshëm. Mirëpo thanë se posa e kanë vërejtur, kanë kërkuar hetime.

“Sekretari e ka pranuar informatën me datë 19 dhe menjëherë ka lajmëruar në Thesar”, tha Abrashi.

Sekretari Bytyqi bëri publike edhe komunikimet e brendshme me Policinë dhe Ministrinë e Financave, në të cilën shfaqen dyshimet lidhur me transferet që janë bërë pa autorizim zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat