Përplasje në Dhomën e Specializuar ndërmjet mbrojtjes dhe qjyqtarëve

Aktuale

Përplasje në Dhomën e Specializuar ndërmjet mbrojtjes dhe qjyqtarëve

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:35
Julius Von Bone

Julius Von Bone, avokati ish eprorit të UÇK-së, Sali Mustafa dhe një Prokurore  e Dhomave të Specializuar kanë replikuar për ecurinë e çështjes së Sali Mustafës në lidhje me klasifikimin e disa dokumente në procedurën e punës.

Avokati mbrojtës i Sali Mustafës ka shprehur pakënaqësi për klasifikimin e materialeve që ia japin pala mbrojtëse dhe ajo e akuzës njëra tjetrës dhe gjykatësit.

Ndërsa prokurorja ka replikuar duke thënë se një rast tregoi se s’kanë staf të mjaftueshëm për të analizuar këtë çështje.

Ndërsa avokati ka propozuar që ZPS dhe mbrojtja t’i parashtrojnë bashkë këto të gjykatës së procedurës paraprake

Ndërsa gjykatësi tjetër i Dhomave të Specializuar , Nicolas Guillou tha se “listat nuk kanë vetëm për qëllim që ta ndihmojnë mbrojtjen, por edhe trupin gjykues për të kuptuar më mirë se çfarë materialesh janë nxjerrë”.

Po ashtu edhe njëra nga prokuroret tha se ata nuk kanë staf të madh kur është në kapacitet ligjor.

“ZPS vepron me një numër të vogël stafi edhe kur është në kapacitet ligjor. Nuk kemi sot përfaqësues të ekipit ligjor. Nuk kemi luksin e mundësitë që të fokusohemi vetëm në një procedurë”, tha ajo.

Ajo po ashtu tha se është njoftuar avokati i Mustafës për parashtrimet që Zyra e Prokurorit të Specializuar I ka planifikuar që t’i bëjë sot.

Ndërsa avokati mbrojtës i Sali Mustafës ka replikuar duke i thënë se “Zyra e Prokurorit të Specializuar ka më shumë staf sesa mbrojtja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat