Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”: COVID-19 e qiti përtoke industrinë e rëndë, sidomos atë të metaleve

Aktuale

Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”: COVID-19 e qiti përtoke industrinë e rëndë, sidomos atë të metaleve

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:02
Hysen Vrajolli

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, ka thënë që pandemia ka pasë një ndikim të madh për të keq, në industrinë e rëndë.

“COVID- 19 e ka qit përtoke, industrinë e rëndë, sidomos industrinë e metaleve. Është bërë një çrregullim total në tregun ndërkombëtar të metaleve, sidomos në metalet e Trepçës e cila për një kohë ka qenë trefish, çmimet më të ulëta se vitin e kaluar”.

Kryeshefi i Trepçës, ka dhënë detaje lidhur me bllokimin e xhirollogarive.

“Është e vërtetë, që llogaria jonë bankare është bllokuar prej të premtes së kaluar. Është borxh i vogël prej 800 euro, pritet që nesër të zhbllokohet kjo llogari. Kjo nuk do të thotë që në të ardhmen, nuk do t’i kemi llogaritë e bllokuara për shkak se jemi në borxhe që kemi trashëguar për vite me radhë”.

Vrajolli në Info Magazine, ka thënë që përkundër periudhës së pandemisë, pagat e punëtorëve të Trepçës janë dhënë me kohë.”

“Edhe pse në kohë të COVID-19, ne kemi punuar, përkundër që nuk ka mundësi me e mbajt distancën miniatorët në minierë, ndërsa edhe prodhimi është për 28.34 % më lartë”.

“Gjatë kësaj periudhe, i kemi dhënë pagat me rregull dhe i kemi shlyer 2.5 milionë euro borxhe. Ka qenë maksimumi jonë që kemi mundur ta bëjmë. Këtë muaj do të kemi vështirësi nëse qeveria e Kosovës nuk na ndihmon”.

Ai ka përmendur edhe takimin që kanë realizuar sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin.

“Jemi marrë vesh që në fillim të javës së ardhshme të takohemi për të diskutuar për modalitetet që si të dalim nga kjo situatë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat