“Goditje fatale për Kosovën”, ja përplasja që e shmangu Ibrahim Rugova

Aktuale

“Goditje fatale për Kosovën”, ja përplasja që e shmangu Ibrahim Rugova

Nga: P.R Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:20
Ibrahim Rugova

Analisti politik, Nexhat Haziri përmes një postimi në facebook, ka shkruar se presidenti historik, Ibrahim Rugova ka qenë njeriu që ka shmangur një përplasje fatale për Kosovën.

“Veç sa për kujtesë! 20 vjetori i mbajtjes së zgjedhjeve të para lokale, në një situatë tension e kundërthënieve të mëdha, në mes të të ashtuquajturit "krahu i luftës" dhe në anën tjetër "pacifistët". Vetëm politika e urtë dhe e mençur e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, që njëherit ishte edhe kryetar i LDK-së, ka arritur për të shmangur një përplasje në mes palëve që do të ishte fatale për Kosovën dhe rrugëtimin e saj demokratik dhe shtetëror. Në ato zgjedhje LDK-ja pate shënuar një fitore të madhe, mbase historike që nuk do të përsëritet në çfarëdo procesi të ardhshëm zgjedhor, jo vetëm nga LDK-ja, por edhe nga asnjë parti tjetër. Nuk e di sa është relevante kjo info, por në këto zgjedhje edhe unë isha kandidat për Kuvendin Komunal të Obiliqit, ku edhe u zgjedha këshilltar komunal për dy vite sa ishte mandati i institucioneve të para lokale pas luftës”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat