Kajtazi për Kuçin: Është rast i rrallë që një ministër vjen në studio televizive si biznesmen, del si ...

Aktuale

Kajtazi për Kuçin: Është rast i rrallë që një ministër vjen në studio televizive si biznesmen, del si ...

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:32
Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka cilësuar “tepër të rrallë” gjestin e ministrit Blerim Kuçi, i cili lëshoi sot para kohe emisionin Debat Plus pa dhënë përgjigje për shqetësimet e qytetarëve në kohë pandemie.

Kajtazi ka shprehur habi se si ministri i Ekonomisë në Qeverinë Hoti ka lëshuar studion e emisionit pa dhënë asnjë përgjigje për Pakon e Rimekëmbjes Ekonomike, e as për çështjen e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Sipas Kajtazit, ky është një rast tepër i rrallë.

“Është teper rast i rrallë që në këtë kohë vjen një ministër: hyn si biznesmen, del si biznesmen, flet për tenderin e kompanisë së tij. Flet për tenderin prej 140 mijë eurove të këshilltarëve të tij dhe e lëshon studion televiziove pa dhënë përgjigje as për Ligjin për Rimekëmbje Ekonomike, as për borde dhe kapje të bordeve që po ndodhin gjithandej nëpër institucione nga koalicioni”, ka thënë Kajtazi.

“Nuk morëm përgjigje se kur do hidhet në lexim të dytë Ligji për Rimekëmbjen Ekonomike. Natën e mirë. Kaq sa i përket për punën e ministrave”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë pozitën e tij në Qeverinë Hoti nëse vërtetohet gjendja e tij në konflikt interesi, për tenderin që kompania e tij e fitoi nga institucionet e shtetit.

Kuçi ka pohuar se mund të japë dorëheqje nga pozita ministrore në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsion vërteton se ai gjendet në konflikt interesi.

“Në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsion e vërteton se ekziston konflikti i interesit, unë e shqyrtoj pozitën time si ministër”, ka deklaruar ministri Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat