Përplasja Tërmkolli-Gashi, vjen përkrahja për Melihatën, ndërsa për Tomën “goditja” e radhës...

Aktuale

Përplasja Tërmkolli-Gashi, vjen përkrahja për Melihatën, ndërsa për Tomën “goditja” e radhës...

Nga: N.Sh. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 08:50
Melihate Tërmkolli dhe Tomë Gashi

Pas përplasjes së mbrëmshme në një emision televiziv, ndërmjet avokatit Tomë Gashit dhe zyrtarës së LDK-së, Melihate Tërmkollit, kanë vërshuar regimet.

Që nga mbrëmë avokati Gashi është kritikuar mjaftë shumë për gjuhën e tij, ku e quajti ‘zotri’ Melihate Tërmkollin.

E krejt kjo ka filluar kur Tërmkolli iu drejtua Tomës me fjalën “çuti”.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi përmes një postimi në Facebook, ka mbrojtur Tërmkollin, dërisa për Tomën thotë se është zbatues i politikës së krijimit të kaosit në Kosovë.

Ai shkruan se, e dinë që Melihatja nuk ka bërë ndonjë llapsus, pasi gjithmonë ajo mbronë parimet në dobi të çështjes kombëtare.

Reagimi i plotë:

Meli e nderuar, Toma si zbatues i politikës së krijimit të kaosit në Kosovë, meriton më shumë se “čuti”, unë e di mirë që ju nuk keni bërë ndonjë llapsus. Gjithashtu e di që ju nga 23 marsi 1989 e deri sot i mbroni parimet tuaja në dobi të çështjes kombëtare.

Por gjithashtu e di që çdo ditë që kalon, ne do të jemi të detyruar të bërtasim gjithënjë e më shumë “ćuti” nëpër debate dhe hapësira kosovare, nga se, kuadro si ju, pas gjithë asaj që keni kaluar dhe që jeni dëshmuar, rrini në shtëpi e papunësuar, kurse institucionet, kabinetet qeveritare janë mbushur me struca, palaqo dhe injorant.

Jam me ty në perballje me të gjithë “ćutistat” në të gjitha mënyrat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat