KQZ: Periudha e votimit me postë për zgjedhjet në Podujevë fillon sot

Aktuale

KQZ: Periudha e votimit me postë për zgjedhjet në Podujevë fillon sot

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:57
KQZ

KQZ njofton se sot, 30 tetor, ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut. Afati për aplikim përmbyllet më 7 nëntor. 

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës dhe që i takojnë këtyre dy komunave, mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Të gjithë ata/ato që regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020.

Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në këtë vegzë:

Votimi Përmes Postës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat