Hoti solidarizohet me Turqinë: Lutemi për popullin turk!

Aktuale

Hoti solidarizohet me Turqinë: Lutemi për popullin turk!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:37
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas tërmetit që ndodhi në Turqi, gjatë ditës së sotme.

Hoti tha se me shqetësim i mori lajmet për pasojat e njerëzve të prekur nga tërmeti në Turqi.

"Qytetarët e Kosovës janë në solidaritet me të gjithë të prekurit nga ky tërmet i tmerrshëm. Lutemi për popullin turk!", shkroi Hoti, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Me shqetësim po i marr lajmet për pasojat në njerëz nga tërmeti në #Izmir, Turqi. Qytetarët e Kosovës janë në solidaritet me të gjithë të prekurit nga ky tërmet i tmerrshëm. Lutemi për popullin turk!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat