Inaugurohen pajisjet e reja në Poligonin e Shenjëtarisë

Aktuale

Inaugurohen pajisjet e reja në Poligonin e Shenjëtarisë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Është mbajtur ceremonia për inaugurimin e pajisjeve të reja në poligonin e shenjëtarisë sportive të FShSK-së, ku me mbështetjen e Departamentit të Sportit nga MKRS është bërë një investim thelbësor, i cili është i pari që pas përfundimit të luftës.

Kryetari i FShSK-së, Gëzim Hazrolli i cili mirëpriti investimet në poligon, por që shtoi se ka ende nevojë për investime të tilla në këtë fushë sportive.

Hazrolli: Nevojiten akoma investime të tilla

“Sigurisht që është një ndjenjë e mirë kur shohim punë të mira të cilat lehtësojnë angazhimin profesional në kuadër të shenjëtarisë lidhur me poligonin i cili i plotëson disa kritere minimale sepse investimet siç i kemi parë në vendet tjera janë në një normë që ne akoma se kemi arrit edhe pse synim edhe objektiv e kemi por kërkohet që akoma të investohet në mënyrë që sportistët tanë të kenë një infrastrukture të mirëfilltë dhe një infrastrukture që plotëson kriteret, sigurisht edhe ndriçimi me LED që është bërë e rrit performancën e lojtarëve”.

Pas tij disa fjalë tha edhe Presidenti i KOK-ut, Hasani i cili premtoi që do të jenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me FShSK-në dhe MKRS-në.

Pas tij disa fjalë tha edhe Presidenti i KOK-ut, Hasani i cili premtoi që do të jenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me FShSK-në dhe MKRS-në.

Hasani: Sot është një ditë e veçantë për FShSK-në

“Sot është një ditë e veçantë për FShSK-në sepse po e plotëson edhe një prej kritereve që janë kusht për suksesin e sportistëve elitar. Pra krahas vullnetit të sportistëve krahas dijes dhe shkathtësive motivuese të trajnerëve, krahas garave te fuqishme qe gjitha këto i ka pas. Sot kjo federatë po pajiset edhe me pajisjet me bashkëkohore duke ju falënderuar edhe MKRS edhe ambientit ku jemi këtu, por edhe Federatës përkatëse ndërkombëtare”, tha Hasani.

Në mungesë të ministres Dumoshi, në emër të saj foli zëvendësministri Engelbert Zefaj, i cili tha se K

Zefaj: Federata e Shenjëtarisë do ta ndihmojë sportin

“Ju përgëzoj të gjithëve për punën për arritjet dhe sukseset e juaja si federatë. Seriozisht me vjen shume mire për përmirësimin e kushteve për sportin e shenjëtarisë dhe entuziazmin në këtë federatë dhe kjo me bën shumë te sigurt që kjo federatë do të na sjellë shumë suksese do të na bëjë krenare edhe në nivel ndërkombëtar. Tashmë Kosova po dëshmohet çdo dite qe sporti është disiplina ose fusha që po i sjell rezultatet me te mëdha dhe po na bë krenar në aspektin global. Unë po dua shumë me besua që edhe Federata e Shenjëtarisë do ta ndihmojë sportin në këtë drejtim dhe ta ngritë flamurin e shtetit të Kosovës sa më lart në podiumet ndërkombëtare”.

Përveç MKRS-së, ky projekt është mbështetur edhe e nga Fondi Zhvillimor i Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive (ISSF) të cilët kanë furnizuar FSHSK-në me një sistem prej dhjetë caqesh elektronike, dhjetë pushkë standarde dhe dhjetë pistoleta standarde. Të gjitha pajisjet janë prej cilësisë më të lartë në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat