Reagon anëtari i Bordit për luftimin e Covid-19, u dënua pa maskë nga policia

Aktuale

Reagon anëtari i Bordit për luftimin e Covid-19, u dënua pa maskë nga policia

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Besim Kodra, anëtar i Bordit për luftimin e Covid-19 në Kosovë, e ka cilësuar arbitraritet shtetëror dënimin nga policia, pasi ky i fundit ishte i vetëm e pa maskë në veturë.

Kodra, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, teksa ka thënë se për dënimet arbitrare do vendosë gjykata.

Reagimi i tij:

“Ky anëtari i Bordit jam unë!

Më ndalë polici, në periferi të qytetit, vetëm në veturë edhe ma shkruan denimin për Kundërvajtje!

Kundërvajtje është kur dikush e rrezikon një objekt të mbrojtur juridik … ( në këtë rast njeriun). Cilin njeri e kam rrezikuar unë, i vetëm në veturen time private, në periferi të qytetit ?! … plus asaj i tregova që kam qenë i infektuar e i sheruar …

Ky është arbitraritet i shtetit ndaj qytetarëve, asgjë më shumë!

Ju miqt e mi, vazhdoni!

#mbanimaskë

#mbanidistancë

#RespektoniRregullat 

Kjo ju siguron të jeni të mbrojtur nga COVID-19. Për dënimet arbitrare vendosë gjykata. ”, ka deklaruar anëtari i Bordit, teksa e ka shpërndarë raportimin për dënimin e një anëtari të Bordit për luftimin e Covid-19 nga policia, pasi ishte vetëm e pa maskë në veturë.

Kundër këtij vendimi të policisë doli kundër mikrobiologu, Lul Raka, i cili ka dhënë detaje lidhur me këtë.

“Në takimin e pardjeshëm njëri nga anëtarët e grupit është dënu që s’ka pasë maskë në veturë. Nuk ka logjikë, është i padrejtë. Në veturë kur je vetëm nuk ke nevojë që ta bartësh maskën. Nuk ka logjikë” u shpreh Raka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat