Vjen paralajmërimi nga Hoti për zbardhjen e rastit “Dhoma e dëshmive”

Aktuale

Vjen paralajmërimi nga Hoti për zbardhjen e rastit “Dhoma e dëshmive”

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:53
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka premtuar se do të zbardhet rasti i vjedhjes spektakolare që ndodhi në prill të vitit 2009, kur u vodh Dhoma e Dëshmive në Policinë e Kosovës.

Pos kësaj, Hoti i ka quajtur “krejt spekulime” deklarimet se me shuarjen e Task-Forcës kundër korrupsionit nga ana e Qeverisë do të shtyhet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Ai ka paralajmëruar reforma të reja në polici përmes organogramit që, sipas tij, përkrahet dhe mbikëqyret nga aleatët ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat