Avokati Berisha i reagon PDK-së për Task Forcën: U dënuan ata që s’kishin para për ta blerë lirinë tek ju!

Aktuale

Avokati Berisha i reagon PDK-së për Task Forcën: U dënuan ata që s’kishin para për ta blerë lirinë tek ju!

Nga: N.Sh Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:06
Besnik Berisha

 Avokati Besnik Berisha, i ka reaguar Partisë Demokratike të Kosovës për Task Forcën për Aantikorrupsion që Qeveria Hoti mori vendim që ta shuaj.

PDK-ja sot në një konferencë për media tha se Task Forca ka hetuar korrupsionin e nivelit të lartë.

Kurse avokati Berisha i pyet se kush janë të hetuarit apo të dënuarit për këto vite sa ishin në pushtet.

Sipas tij, janë vetëm ata që s’kishin para për ta blerë lirinë.

Avokati thotë se, lufta kundër të keqes mundet me vazhdu edhe pse u shua Task Forca.

Postimi i plotë:

PDK: "Task Forca Kundër Korrupsionit, ka qenë përgjegjëse për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës".

Saktë, të gjithë po e dimë këtë.

Por, athua kush janë të hetuarit/dënuarit për këto 10 vjet sa ju ishit në pushtet?!

Përgjigjja është se vetëm ata që s'kishin "krahë" e para për ta blerë lirinë tek ju rrjedhimisht tek ata.

Mos e vajtoni Task Forcën se veç benifitet e tyre kanë pushu. Lufta për të keqen serish mundet me vazhdu!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat