Hoti reagon pas rritjes së rasteve me koronavirus, thotë se situata është nën kontroll

Aktuale

Hoti reagon pas rritjes së rasteve me koronavirus, thotë se situata është nën kontroll

Nga: A.Morina Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:01
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin e tij social, facebook ka reaguar për rritjen e rasteve me koronavirus në vend.

Hoti tha se përmes mbajtjes së maskës dhe distancës ne mund ta shmangim valën e dytë të Covdi-19 dhe ta mposhtim virusin.

"Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t'i ndihmojmë ata", u shpreh Hoti, përcjell "Bota sot".

Postimi i potë

Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë!

Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të #COVID19 dhe ta mundim virusin.

Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t'i ndihmojmë ata.

Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë.

Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t'ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat