Milazim Krasniqi vjen me disa fjalë për politikanët: Kurrë nuk e kam kuptuar si është e mundur...

Aktuale

Milazim Krasniqi vjen me disa fjalë për politikanët: Kurrë nuk e kam kuptuar si është e mundur...

Nga: M.H Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me ngjarjet politike të fundit në vend.

Krasniqi duke mos përmendur emra i referohet tre-katër politikanëve të Kosovës që tash e kanë kuptuar që nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia, transmeton “Bota sot”.

Profesori shprehët që këta politikanë i kanë dëmtuar e disa shkatërruar karrierat e veta duke besuar që do të ketë njohje nga Serbia, kurrë nuk e kam kuptuar si është e mundur mos me marrë vesh, kur u kallxon shqip, përfundon profesori.

Postimi i plotë

Nga sa po shoh ditëve të fundit, janë bërë nja tre-katër politikanë “t’u Kosovës” që e kanë kuptuar që nuk ka njohje të Kosovës nga Serbia. Ka njëzet vjet që ua sqaroj, me analiza precize, ama nuk marrin vesh. I kanë dëmtuar, disa edhe shkatërruar karrierat e veta, duke u besuar gënjeshtrave dhe gënjeshtarëve të Brukselit. Kurrë nuk e kam kuptuar si është e mundur mos me marrë vesh, kur u kallxon shqip!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat