Kuçi: Po punojmë për të zhbllokuar xhirollogaritë e Telekomit

Aktuale

Kuçi: Po punojmë për të zhbllokuar xhirollogaritë e Telekomit

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 13:50
Blerim Kuçi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, tha se llogaritë e Telekomit të Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuar nga kompania “Dardafon” për shkak të borxhit ndaj saj.

Kuçi tha se janë në një proces të arritjes së një marrëveshjeje me “Dardafon” për të bërë amortizimin e borxhit ndaj saj. Megjithatë, ai tha se nuk mund tw bwjnw zgjidhje brenda afatit tw vendosur nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit.

Këto komente ministri Kuçi i ka bërë në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.

"Momentalisht janë te bllokuara prej kompanisë ‘Dardafon’ që e ka fituar kontekstin me Telekomin. Llogaritë i kemi të bllokuara. Jemi duke shikuar marrëveshjen për të bërë një plan, gjatë këtij procesi ka ndodhur prapë bllokimi i llogarive. Marrëveshja është kërkuar që të bëhet një plan i amortizimit të këtij borxhi", tha ai.

Sa i përket afatit kohor të Sindikatës, e cila skadon pas 48 orëve, që të bëhet një zgjidhje për çështjen e Telekomit, Kuçi tha se nuk mund të bëhet brenda këtij afati kohor.

"Jam i bindur që nuk mundemi brenda dy ditë siç ka thënë sindikata, por jemi në bisedime. Jemi në proces të marrëveshjes të gjendet një zgjidhje afatgjate. Po mundohemi të bëjmë zgjidhje, por jo brenda dy dite”, u shpreh Kuçi.

Në këtë mbledhje të komisionit është miratuar në parim edhe ndryshim plotësimi i ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, si dhe projektligji për Inspektoratin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat