“O Zot shkatërroj jo myslimanët”, reagon imami nga Kosova, ja gjuha që përdoret në vendet arabe

Aktuale

“O Zot shkatërroj jo myslimanët”, reagon imami nga Kosova, ja gjuha që përdoret në vendet arabe

Nga: N.Sh Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Bekim Jashari

Pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë, ka reaguar edhe imami nga Podujeva Bekim Jashari.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se çfarë gjuhe përdoret në vendet arabe pas çdo namazi të xhumasë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Jashari ka treguar se si në çdo namaz të xhumasë në këto vende, imami e mbaron ligjërimin me “O Zot shkatërroj jo myslimanët”.

Sipas tij, një gjuhë e tillë nuk është islame e as njerëzore.

Ai thotë se ky model nuk na duhet neve shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Për disa vite radhazi të studimeve të mia Islame në vendet arabe, ajo që më ka bërë përshtypje të tmerrshme është fakti se në çdo namaz të xhumasë imami e mbaronte ligjërimin me: O Zot shkatërroj jo myslimanet etj.. Një gjuhë e tillë nuk është Islame e as njerëzore e ky model nuk na duhet neve Shqiptarëve…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat