​Haradinaj për sulmin në Vjenë: Përfaqësuese imja dhe e shtetit tim është heroina, Doruntina Miroci

Aktuale

​Haradinaj për sulmin në Vjenë: Përfaqësuese imja dhe e shtetit tim është heroina, Doruntina Miroci

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 21:55
Doruntina Miroci

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se rasti i Vjenës është një akt terrorist.

Ai tha se Kosova e ka dëshmuar që është e pozicionuar saktë në luftën antiterrorizëm, në aspektin perëndimor.

“Kemi pasur rastet e fundit edhe në Francë, tash në Vjenë, por një gjë që duhet të jemi të qartë është se terrorizmi nuk ka etni. Nuk mund ta paragjykosh një komb, për shkak të një individi kushdo qoftë ai”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se populli austriak e di shumë mirë lidhjen me Kosovën dhe miqësinë historike që ka me shqiptarët, duke qenë edhe njëra prej shteteve të para që ka njohur Kosovën.

“Kemi raporte perfekte, kemi me mijëra shqiptarë, të cilët janë të integruar në strukturat më të larta shtetërore të Austrisë. Ky është një rast i pastër terrorist e që shqiptarët e Kosovës duhet të distancohen, pa dallim feje. Në rastin e Vjenës, e kemi policen shqiptare, e kemi viktimën shqiptar, të pafajshëm dhe të njëjtën kohe e kemi terroristin shqiptar. Kjo i bie që kemi një farë forme një konflikt në mes së etnisë sonë. Kemi dy elemente, të cilat mund ta nxjerrin Kosovën.

Ishte ideja se ky rast do ta dëmtonte Kosovën dhe tendencën për liberalizim dhe ne duhet ta ngremë zërin urgjentisht si shoqëri dhe nuk duhet që Evropa të shqetësohet në aspektin fetar ose aspektin e terrorizmit nga qytetarët e Kosovës. Për këtë arsye, ne jemi si tërësi një anë si etni dhe ai nuk e përfaqëson shoqërinë kosovare”, tha Haradinaj.

Ai ka përmendur rolin e polices shqiptare në këtë akt duke e quajtur atë si një heroinë.

“E kemi policen, e cila është gjallë dhe ka bërë një vepër heroike, dhe shpresoj që presidenti ynë do të gjejë kohë që ta shpallë si heroinë dhe qytetare e jona. Ne si shoqëri e kemi dhënë provimin dhe jemi distancuar”, u shpreh Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat