Ikonomi: Amerikanët janë bërë gati për protesta pas rezultatit përfundimtar të votimeve

Aktuale

Ikonomi: Amerikanët janë bërë gati për protesta pas rezultatit përfundimtar të votimeve

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 00:05
Ilir Ikonomi

Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, ka folur rreth procesit të votimit në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ikonomi në Edicionin Special deklaroi se deri tani situata është shumë e qetë, me disa incidente të vogla.

“Qendrat e votimit u hapën këtu në Washington DC në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00, tani këtu është ora 17:22 dhe janë më pak se tre orë deri të mbyllen qendrat e votimit”.

“Çdo gjë ka shkuar mirë, jo vetëm këtu por edhe në shtetet tjera. Situata duket e qetë, ka pasur ndonjë incident të vogël për shembull është bërë fjalë për disa thirrje telefonike të lëshuara nga roboti për shumë qytetarë – ku këshilloheshin që mos të dalin nga shtëpitë sot dhe mos të shkonin për të votuar”.

Ikonomi mes tjerash foli edhe për shqetësimin që kanë qytetarët në SHBA.

“Ka një lloj ankthi dhe shqetësimi në Washintgon, shohim se shumë dyqane i kanë bllokuar hyrjet e tyre për të ruajtur lokalet në rast se do të ketë ndonjë incident pas publikimit të rezultateve”.

“Mbase kanë marrë shkak nga protestat e verës që ndodhën këtë vit”.

Se kush mund të jetë fituesi që mund të shtyjë qytetarët të protestojnë, Ikonomi nuk aludoi në askënd.

“Nuk aludoj tek asnjëri, nuk ka prova që flasin për këtë. Por ka njerëz që duan anarki dhe dhunë dhe për këtë nuk mund të aludojmë”.

Ikonomi mes tjerash tha se anketat e bëra për fituesin nuk janë të sakta.

“Problemi këtu është që anketave nuk mund tu besohet sikur në vitin 2016 pasi atëherë treguan që nuk janë të besueshme pasi besohej që Hillary Clinton do të fitojë por fitoi Trump”.

“Në këto anketa ka epërsi të pamerituar, në disa anketa Biden del përpara e në disa Trump. Këtë vit është shumë i vështirë rezultati bazuar në anketa”.

“Nëse do të ketë ndonjë rezultat të bindshëm atëherë fituesi do të shpallet më herët por do të ketë kujdes për këtë”.

“Për çështjen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Trump e ndërkombëtarizuar çështjen e njohjes së Kosovës dhe shume shqiptarë mendojnë se kjo është një anë pozitive për të votuar Trump”.

“Ka të tjerë që janë tradicionalisht që janë me Biden dhe njohjen e afërësin e tij me Kosovën si në kohën e luftës dhe pas saj e për këtë besojnë se ai është më i drejtë për president”.

“Praktika ime këtu mund të them se këtu nuk drejtohen shumë nga simpatia që kanë njerëzit apo shtetet drejt Amerikës”, deklaroi Ikonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat