Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së ka një pyetje për Ramush Haradinajn

Aktuale

Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së ka një pyetje për Ramush Haradinajn

Nga: A.Zh Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:07
Ramush Haradinaj

Familja e aktivistit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imerit, ka reaguar ndaj kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Duke komentuar reagimin e Haradinajt për bastisjes e EULEX-it në shtëpinë e Jakup Krasniqit, familja Imeri ka pyetur Haradinajn se pse është shqetësuar me veprimet e drejtësisë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tyre në Facebook:

Shumë mahnitëse është kur dëgjon njeriu Ramush Haradinajn që flet kundër dhunës, kinse "defilimet" e EULEX-it qenkan të "dhunshme" gjatë bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit.

Po ti Rambo pse je shqetësuar me veprimet e drejtësisë?

Rambo ti a ke përdorur dhunë ndonjëherë se për ata nga një planet tjetër të lexojnë tepër paqësor kur degjojnë kopallat tua prej kashte...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat