Zaimi: Politikanët nuk e duan rezolutën sepse nuk duan t’ia prishin qejfin Vuçiçit

Aktuale

Zaimi: Politikanët nuk e duan rezolutën sepse nuk duan t’ia prishin qejfin Vuçiçit

Nga: A.Z Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Arbër Zaimi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me rezolutën parlamentare që politikanët në Shqipëri thonë se nuk ka nevojë për rezolutë parlamentare që ta njohë si gjenocid ndërmarrjen e shtetit të Millosheviçit në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Më tej ka shtuar se arsyeja pse këta politikan nuk e duan rezolutën është sepse nuk duan t’ia prishin qejfin Vuçiçit, i cili ka qenë ministër i qeverisë gjenocidale dhe me të cilin këta po bëjnë allishverishe për “minishengen”.

Postimi i plotë:

Dëgjoj politikanë në Shqipëri të thonë se nuk ka nevojë për rezolutë parlamentare që ta njohë si gjenocid ndërmarrjen e shtetit të Milosheviçit në Kosovë.

Në plan të parë duket sikur kemi të bëjmë me injorantë të politikës, që nuk e kuptojnë se është gabim që vetëm Kosova ta njohë si gjenocid atë veprim, e Shqipëria jo. Duket pra, sikur politikanët në fjalë, nuk kanë nxjerrë asnjë mësim prej popujve që kanë pësuar krime të ngjashme, psh. Izraelit.

Por vetëm në plan të parë.

Sepse po ta shikosh më thellë, kupton se arsyeja pse këta politikanë nuk e duan rezolutën, është sepse nuk duan t’ia prishin qejfin Vuçiçit, presidentit aktual të Serbisë, i cili ka qenë ministër i qeverisë genocidale dhe me të cilin këta po bëjnë allishverishe për “minishengen”. Thats it.

(Imagjinoni pak sikur izraelitët të qeveriseshin nga politikanë të tillë si këta në fjalë. Jo vetëm që nuk do ishin ndërtuar muzetë e Holokaustit, por as nuk do të ishin lodhur të organizonin shërbime sekrete që t’i arrestonin vrasësit edhe në fund të botës, si Eichmann-in. Përkundrazi, po të ishin këta, do bënin “minishengen” me Eichmann-in).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat