“Shko Hashim! Shko në Hagë, Hashim” – Dardan Molliqaj komenton deklaratat e Kurtit

Aktuale

“Shko Hashim! Shko në Hagë, Hashim” – Dardan Molliqaj komenton deklaratat e Kurtit

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 21:25
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratat e kryetarit të VV’së Albin Kurti, pas ndryshimit të kursit të tij për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Nëse analizoni ideologjinë e Kurtit e shihni se këtu s’ka të bëjë me taktizim më shumë se ka të bëjë se beson se e vërteta të cilën ai është mjet i asaj të vërtete historike, dmth shpëtimtar i shqiptarisë dhe i kombit shqiptar në Kosovë në këtë rast del e flet për shpëtimin e UÇK’së. As nuk jep mbështetje, as nuk jep zgjidhje por thotë se duhet ta shpëtojmë dhe e shpëtojmë thotë me vetëm një qeveri të re e cila thotë ‘jam unë’. Sepse ai ia ka mveshë vetit rolin historik dhe duke ia m’veshë rolin historik çdo qëndrim kontradiktor që duket në thelb “shko Hashim” e tash “mbaju Hashim” për të nuk është ndonjë gjë tjetër për shkak se atij i lejohet tash që me qenë mjeti i historisë me përdor çdo gjë që është mjet për me shpëtuar ketë dhe ky është problemi më i madh që as nuk mund ta mbrojë z. Kurti edhe nëse e ka qëllim, sepse as nuk mund ta mbrojë Kurti pasi ai ka një botëkuptim për mos me thënë jo vetëm të vjetruar por shumë të rrezikshëm të cilën ne e kemi quajtur tendencë autoritare dhe ky është në thelb të z,.Kurti”, shpjegoi Molliqaj në Pressing.

“Të gjithë ata të cilët kanë pretendu që jo po dënohen këta për pjesën e pasluftës e jo të luftës të gjithë këta kanë qenë mbështetës të heshtur të kësaj Gjykate dhe tash po iu del koka, kujt më shumë e kujt më pak”, thot Molliqaj.

“Dikush duke postu Liria ka emrin NATO, dikush duke e neutralizu këtë përpjekjen që e ka emrin UÇK”, shton ai.

Në Pressing të televizionit 7, Molliqaj tha se në Hagë nuk po gjykohen individë.

“Për ne është e qartë se po e gjykon qëllimin politik të përpjekjes tonë për liri”, tha Molliqaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat