Situata alarmante e COVID-19, IKSHPK del me një apel të ri

Aktuale

Situata alarmante e COVID-19, IKSHPK del me një apel të ri

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 20:04
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar edhe njëherë qytetarët që të respektojnë masat që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me anë të një apeli të lëshuar në Facebook,  IKSHPK ka thënë se maskat janë të obliguara kudo.

Ata kanë bërë apel që të ruhen personat me sëmundje kronike si dhe të moshuarit, si kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19.

Apeli i plotë:

Qyetarë të dashur!

Mbani maska, mbroni të afërmit tuaj! Maskat janë të obliguara kudo!
Mbani distancën!
Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë!
Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit!
Ruani veten dhe të afërmit tuaj!
Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat