PDK në Podujevë sqaron fotografinë ku shihet Nexhmi Rudari i LDK-së tek zyret e tyre

Aktuale

PDK në Podujevë sqaron fotografinë ku shihet Nexhmi Rudari i LDK-së tek zyret e tyre

Nga: A.SH Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 19:49
PDK

Një fotogarfi që po qarkullon, thuhet se shihet Nexhmi Rudari nga LDK tek zyret e PDK-së në Podujevë.

Mirëpo, nga kjo parti kanë dalë me një sqarim, duke thënë se në fotografia është e muajti mars dhe në të nuk është Nexhmi Rudari por Sami Hamiti.

Sipas tyre, Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë është mjaftueshëm e fortë e vetmuar, dhe nuk i duhet ndihma e askujtë që të fitoj me 29 nëntor.

Sqarimi në Facebook:

Sqarim:

Duke parë manipulimet dhe propagandën dashakeqe që po bëhet në lidhje me një fotografi, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, sqaron se:

1. Kjo fotografi është e muajit mars.

2. Në fotografi nuk është Nexhmi Rudari, por Sami Hamiti.

3. Është minimumi i etikës dhe humanizimit, që kushdo që kalon pranë zyreve tona, ta përshëndesim, e pse jo, ta ftojmë edhe brenda.

4. Çka është më e rëndësishmja, Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë është mjaftueshëm e fortë e vetmuar, dhe nuk i duhet ndihma e askujtë që të fitoj me 29 nëntor. Prandaj edhe nuk ka bërë dhe nuk e ka në plan të bëjë koalicion me askënd.

5. Nëse dikush duhet të bëjë koalicion, ata janë Shpejtim Bulliqi dhe Nexhmi Rudari. Janë miq, kolegë dhe deri para 6 muajsh kanë pasur të njëjtin shef.

Prandaj, PDK në Podujevë siguron të gjithë llapjanët se, besimin e tyre nuk do ta tradhëtoj me asnjë kusht dhe i inkurajon të gjithë të dalin sa më masivisht në zgjedhjet e 29 nëntorit.

Kjo propagandë është asgjë më shumë se frikë e kundërshtarëve politikë ndaj mbështetjes së hapur të llapjanëve ndaj PDK-së për këto zgjedhje.

Me Respekt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat