Vjosa Osmani kujton Xhemajl Mustafën: Ai ishte si presidenti Rugova

Aktuale

Vjosa Osmani kujton Xhemajl Mustafën: Ai ishte si presidenti Rugova

Nga: D.RR Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 11:58
Xhemajl Mustafa dhe Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja dhe u.d e presidentes së vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar Xhemajl Mustafën, i cili u vra pabesisht para 20 viteve, shkruan “Bota sot”.

Ajo thotë se Mustafa ishte i guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova.

Osmani tutje shton se me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm.

Postimi i saj i plotë:

Sot e kujtojmë Xhemajl Mustafën, njërin ndër personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes politike të viteve ’90 për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit Rugova, njeriun e urtë e dijetarin e shquar të Kosovës.

Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova.

Ai u vra pabesisht, këtu e njëzet vjet më parë, për shkak të veprimtarisë së tij politike e atdhetare. Me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe i vuri themelet e informimit të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.

Ne do ta kujtojmë përjetësisht veprën madhore të Xhemës në shërbim të vendit e të popullit të tij dhe nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat