“Vështirë është të kalosh jetën në burg të përjetshëm për vrasje shqiptarësh...”, familja e Haki Imerit: Ditë të rënda për Baton Haxhiun

Aktuale

“Vështirë është të kalosh jetën në burg të përjetshëm për vrasje shqiptarësh...”, familja e Haki Imerit: Ditë të rënda për Baton Haxhiun

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Haki Imeri dhe Baton Haxhiu

Familja e veprimtarit te vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në Facebook, shkruajnë për të akuzuarit e Gjykatës Speciale, për Baton Haxhiun dhe për ata që do të burgosen për vrasjen e shqiptarëe.

Në reagimin e tyre në Facebook, familja e Haki Imerit, thonë se kjo është një ditë e rëndë për parashikuesit dhe kontribuuesit e zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Ata thonë se ditë të rënda po përjeton edhe Baton Haxhiu të cilit nuk i rezultuan të sakta parashikimet për Specialen.

“Vështirë është te kalosh jetën në burg të përjetshëm për vrasje shqiptaresh...”, shkruan familja Imeri.

Postimi i plotë:

Ditë të rënda për parashikuesit dhe kontribuuesit e zhbërjes së Gjykatës Speciale...po ashtu ditë të renda po përjetojnë edhe shokët e shoqet e Grenellit dhe Trumpit, në Kosovë dhe Serbi...

Ditë të rënda për Baton Haxhiun ngase nuk i rezultuan të sakta parashikimet për këtë vit, kuptohet nuk i dolën parashikimet për dështimin e Gjykatës Speciale, parashikime të cilat i kishte që prej nëntorit te 2016 e deri kur u kcej nga avioni i natos Kadri Veseli... sa mirë tallet Batoni me Kadrinë ...

Ditë më të "lehta" për disa falltor tjerë përfshi një komandant i cili u pasurua tej mase me një çajtore të rusit në Serbice...

Ky vit e solli një Epoke të re për shqiptarët dhe për amerikanët...

Epoka e ndryshimit erdhi, këtë ndryshim e solli Joe Biden dhe Jack Smith.

Ndëshkimi për ata që kanë vra shqiptar do të jetë i pashmangshëm...

Vështirë është te kalosh jetën në burg të përjetshëm për vrasje shqiptaresh...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat