Prokuroria e Speciales ka këtë frikë për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Aktuale

Prokuroria e Speciales ka këtë frikë për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Nga: D.RR Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:12
Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli

Zyra e Prokurorit të Specializuar, në urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, pretendon se katër të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë.

Ata ka theksuar se ish-komandantët e UÇK-së lehtësisht mund t’i shmangen drejtësisë për shkak se kanë qasje në fonde dhe inteligjencë, e kjo thuhet në seksionin “rreziku i ikjes”,

“Të gjithë të dyshuarit kanë të gjitha mjetet, motivin dhe mundësinë për t’iu shmangur drejtësisë. Të dyshuarit janë të gjithë ish-komandantë të lartë të UÇK-së, udhëheqës ose ish-udhëheqës politik në qeverinë e Kosovës. Të gjithë kanë qasje në fonde të konsiderueshme dhe mund të mobilizojnë me lehtësi një rrjet të gjerë mbështetësish dhe zyrtarësh qeveritarë, duke përfshirë persona me ekspertizë në siguri, polici dhe inteligjencë”, thuhet në pikën 32 të urdhër-arrestit.

Në pikën e 33-të të urdhër-arrestit, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të largohen menjëherë në vende që nuk kërkojnë vizë. Si pengesë konsiderohet edhe numri i vogël i marrëveshjeve për ekstradim të Kosovës me vendet e tjera.

“Të gjithë të dyshuarit kanë pasaporta të cilat do t’i lejonin ata të largoheshin menjëherë në vendet që nuk kërkojnë vizë. Thaçi dhe Veseli udhëtojnë shumë ndërkombëtarisht, ndërsa Selimi dhe Krasniqi vizitojnë rregullisht Shqipërinë. Kosova ka vetëm një numër të vogël të marrëveshjeve të ekstradimit me vendet e tjera, e cila është domethënëse sepse ky është një nga mekanizmat e bashkëpunimit për Dhomat e Specializuara. Kur kombinohet me numrin e vendeve të cilat thjesht nuk e njohin Kosovën si shtet, është shumë e lehtë për të Dyshuarit të udhëtojnë legalisht në një juridiksion i cili nuk do të ketë asnjë detyrim për transferim të tyre te Dhomat e Specializuara. Të dyshuarit gjithashtu pa dyshim kanë lidhje për t’u larguar nga Kosova përmes kufijve të paligjshëm, duke e bërë dorëzimin e pasaportave të tyre një zgjidhje joadekuate”, vazhdon pika 33 e urdhër-arrestit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat