Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet stabilitet, kandidimi im për president është i drejtë

Aktuale

Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet stabilitet, kandidimi im për president është i drejtë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:20
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), njëherit ish-kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në Debat, foli për rrugëtimin e kandidaturës së tij për president.

“Kam prit që do të zgjasë Qeveria Kurti dhe Aleanca e ka pas të pranuar që të jetë në opozitë. Mirëpo kjo qeveri ra, dhe ne i dhamë përkrahje Qeverisë Hoti në këtë rast dhe deri në atë kohë roli ynë ishte emergjencë që vendi të mos mbesë pa qeveri”, u shpreh Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha pas shpalljes së propozim aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit e kanë bërë atë që të marrë vendim për kandidimin e tij për president.

“E kam bërë unë dhe Aleanca me interes që të ruhet trajektroja që ka marrë Kosova në raport me rajonin dhe me aleatët. Vendimi për shpalljen e kandidaturës sime për president është marrë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj ish-presidentit Thaçi dhe Veselit. Vendi kërkon një qëndrueshmëri, një stabilitet një bazament të asaj që kemi krijuar dhe e kam vlerësuar të duhur këtë kandidaturë”, theksoi ai.

I pyetur se a është rrugëtim i vështirë ky kandidim për president, Haradinaj u përgjigj se arritshmëria e stablitetit në vend është sfidues.

“Kosova ka pengesa. Dëshira ime që ta ruaj funksionimin, stabitetin e vendi është legjitime por arritshmëria e këtyre është sfiduese. Kjo gatishmëri e imja është se e e ndjej se Kosova nuk është në gjendje të mirë, si për shkak të pandemisë si dhe shumë problemevë të tjera, siç është edhe mosvotimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, dialogu me Serbinë e mosintegrimi në NATO”, tha Haradinaj.

I pari i AAK-së tutje tregoi se ai ka folur edhe me partnerët e koalicionit lidhur me çështjen e kandidaturës së tij. Gjithashtu ai tha se ka diskutuar edhe me partitë tjera politike.
I pyetur se a ka pasur përkrahjen e Thaçit dhe Veselit për këtë, Haradinaj tha se ka pasur një përafrim me ta.

“Kemi qenë në përmbyllje të një marrëveshjeje në mes së Thaçit dhe Veselit, mirëpo koha ishte e shkurtë. Por unë kam komunikuar pastaj me kryesuesit e PDK-së dhe jemi në proces e tutje”, tregoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat